Albanian Luke 2:1-20
Tani, nė atė ditė u shpall njė dekret nga ana e Cezar Augustit, pėr tė kryer regjistrimin e popullsisė tė gjithė perandorisė.
Ky regjistrim qe i pari qė u krye kur Kuirini ishte guvernatori i Sirisė.
Dhe tė gjithė shkonin tė regjistroheshin, secili nė qytetin e vet.
Tani edhe Jozefi doli nga qyteti i Nazaretit tė Galilesė, pėr tė shkuar nė Jude, nė qytetin e Davidit, qė quhet Bethlehem, sepse ai ishte i shtėpisė dhe i familjes sė Davidit,
pėr t'u regjistruar bashkė me Marinė, gruan e vet, me tė cilėn ishte martuar dhe qė ishte shtatzėnė.
Kėshtu, ndėrsa ishin atje, asaj i erdhi koha tė lindė.
Dhe ajo lindi djalin e saj tė parėlindur, e mbėshtolli me pelena dhe e vendosi nė njė grazhd, sepse nė han nuk kishte vend pėr ta.
Tani nė po atė krahinė ishin disa barinj qė rrinin jashtė, nė fusha, dhe natėn ruanin kopenė e tyre.
Dhe ja, njė engjėll i Zotit iu paraqit atyre dhe lavdia e Zotit shkėlqeu rreth tyre e ata i zuri njė frikė e madhe.
Por engjėlli u tha atyre: ''Mos druani, sepse unė po ju lajmėroj njė gėzim tė madh pėr tė gjithė popullin;
sepse sot nė qytetin e Davidit lindi pėr ju njė Shpėtimtar, qė ėshtė Krishti, Zoti.
Dhe kjo do t'ju vlejė si shenjė: ju do tė gjeni njė fėmijė tė mbėshtjellur me pelena, tė shtrirė nė njė grazhd''.
Dhe menjėherė engjėllit iu bashkua njė shumicė e ushtrisė qiellore, qė lėvdonte Perėndinė, duke thėnė:
''Lavdi Perėndisė nė vendet mė tė larta, dhe paqe mbi tokė njerėzve mbi tė cilėt qėndron mirėdashja e tij!''.
Dhe ndodhi qė, kur engjėjt u larguan prej tyre pėr t'u kthyer nė qiell, barinjtė i thanė njeri tjetrit: ''Le tė shkojmė deri nė Bethlehem pėr tė parė ē'ka ndodhur dhe ē'na bėri tė ditur Zoti''.
Shkuan, pra, me nxitim dhe gjetėn Marinė, Jozefin dhe fėmijėn qė ndodhej nė njė grazhd.
Mbasi e panė, pėrhapėn ato qė u ishte thėnė pėr atė fėmijė.
Dhe tė gjithė ata qė i dėgjuan, u mrekulluan nga gjėrat qė u treguan barinjtė.
Maria i ruante tė gjitha kėto fjalė, duke i medituar nė zemrėn e saj.
Dhe barinjtė u kthyen, duke pėrlėvduar dhe lavdėruar Perėndinė pėr tė gjitha gjėrat qė kishin dėgjuar dhe parė, ashtu si u ishte thėnė atyre.